Sunday, July 3, 2022

Pamje nga arrestimi i Dardan Molliqajt dhe katër aktivistëve të tjerë, PSD kërkon lirimin e tyre


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe katër aktivistë të tjerë të kësaj partie, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça, janë arrestuar sot pas përfundimit të protestët së veteranëve të UÇK-së para Kuvendit të Kosovës.

Molliqaj është arrestuar në bazë të një urdhërarresti të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi i njëjti nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore të mërkurën (15 qershor 2022), për çfarë ka dështuar sërish të nis gjykimi në rastin ku ai bashkë me Fatos Sahitin ngarkohen për përleshjen fizike mes tyre dhe deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, pas një debati televiziv më 2019, transmeton Telegrafi.

Ndaj arrestimit të Molliqajt dhe katër aktivistëve të tjerë ka reaguar PSD, duke thënë se  Policia e Kosovës arrestoi me dhunë, grushte e me sharje aktivistët e PSD-së menjëherë pas protestës së veteranëve të UÇK-së.

“Pushtetit po i pengon protesta e veteranëve. Nuk ka arsyetim tjetër për mllefin e zellin për dhunë që e përdorën sot.

“Aparatura shtetërore është vënë në funksion të përndjekjes së opozitës. Arrestimi i Dardan Molliqajt është i paligjshëm sepse ka shkelë procedurat e kodit penal në fuqi. Arrestimi i aktivistëve të tjerë pos që nuk ka arsyetim, është bërë dhunshëm, me rrahje, kërcënime e sharje nga policia”, thuhet në reagim.

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Gëzon Kastrati dhe Korab Korça. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Osmani udhëton drejt Sllovenisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Slloveni me ftesë të presidentit të vendit, Borut Pahor. Vizita është cilësuar...

Hysni Gucati në Kosovë, viziton nënën e tij në QKUK

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka arritur të dielën në Kosovë. Nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe...

164 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 570 testime, 164 qytetarë...