Sunday, January 23, 2022

Osmani ngushëllon familjen Veseli – Telegrafi


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Veseli pas vdekjes së nënës së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli.

“Ajo jetoi afër një shekull dhe ishte një grua që u sfidua, sakrifikoi dhe u dëshmua, duke luajtur rol të rëndësishëm në kultivimin e atdhedashurisë në familje”, ka thënë Osmani, në telegramin e ngushëllimit.

Më tej Osmani tha se bashkëndjen me familjen Veseli.

“Kujtimi për nënën mbetet i paharruar, ndaj e nderuar familje Veseli, jetoni me kujtimet më të mira për nënën Ajshe”, është thënë tutje Osmani. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK