Sunday, July 3, 2022

​Osmani e Kurti takojnë Blinken në ceremoninë e funeralit të Albright në SHBA


Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të martën kanë udhëtuar për në SHBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Madeleine Albright.

Ndërkaq sot, gjatë ceremonisë, krerët e shtetit janë takuar me Sektetarin Amerikan, Antony Blinken.

Albright ka vdekur në moshën 84-vjeçare më 23 mars të këtij viti.

Ajo ishte sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkaq vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

Duhet theksuar se ditë më parë, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka qëndruar për një vizitë në Kosovë.

Pas takimit që kishte me Osmanin e Kurtin, ndër të tjera ka theksuar se këta të fundit nuk shprehën asnjë kusht për dialogun me Serbinë.

“Kuptimi i qartë që e kam nga ajo që të dytë, presidentja dhe kryeministri, më thanë është se ka gatishmëri për t’u angazhuar me seriozitet dhe kreativitet në dialog dhe nuk pati asnjë kusht që u shpreh për këtë”, ka thënë Donfried./Telegrafi/

Lajmet e fundit