Tuesday, June 28, 2022

Nuk paguajnë as qira e fatura të shumta, çifti britanik minibusin e shkollës e shndërruan në shtëpi në rrota për të shëtitur nëpër SHBA


Një çift nga Britania e Madhe që kishin vështirësi të gjejnë punë pas diplomimit gjatë kohës së pandemisë së COVID-19, tani po jetojnë larg qytetërimit në një autobus të verdhë në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për Harri Cook, 23-vjeç dhe Nicky Horsley, 22, që përfunduan studimet në Universitetin e Southampton gjatë vitit 2020, kishin vështirësi të gjejnë punë në Britani për shkak të izolimit si pasojë e COVID-19, transmeton Telegrafi.

E pasi u inspiruan nga video të ndryshme në YouTube, çifti që janë prej gjashtë vitesh bashkë, blenë një minibus dhe e shfrytëzuan për ta eksploruar Evropën.

Pasi u rikthyen në Britani dhe filluan përkohësisht një punë, vendosën të kursejnë para për aventurën e tyre radhës – udhëtimin në SHBA me minibusin legjendar me ngjyrë të verdhë.

Ata gjithashtu arritën që ta realizojnë mini-projektin duke e konvertuar një Peugeot Boxer dhe nga ai të fitojnë 6.600 euro. Pasi i fituan ato të holla, i investuan në minibusin e tyre për ta shndërruar në shtëpinë e tyre të re.

Aty filluan udhëtimin e tyre për në SHBA. Nuk detyrohen të paguajnë qira – thjesht japin një shumë të vogël për parkim kur janë në udhëtim. Madje vetëm 1.000 euro i kanë shpenzuar për ushqim brenda një muaji dhe për karburant. /Telegrafi/

Lajmet e fundit