Sunday, June 26, 2022

Nuk merr miliona nga sponsorët, Haaland është unik në futbollin modern pasi vesh këpucët e futbollit që i përshtaten


Edhe pse është ende shumë i ri, Erling Haaland është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit dhe një detaj interesant e veçon atë nga shumë futbollistë të tjerë.

Sado e pabesueshme që tingëllon, futbollisti norvegjez nuk ka sponsor apo kontratë me një prodhues të atleteve sportive, gjë që e dallon atë nga të gjithë futbollistët e tjerë elitarë.

Sot është e vështirë të gjesh një lojtar në Evropë pa pasur një kontratë me një nga prodhuesit e pajisjeve sportive.

Haaland (21) vesh këpucë futbolli që i pëlqejnë dhe i kombinon shpesh duke veshur këpucë të prodhuesve të ndryshëm dhe nuk paguhet për to, si pjesa tjetër e botës së futbollit.

Norvegjezi dëshiron të jetë i lidhur me kontratë në mënyrë që të kombinojë këpucët e futbollit që dëshiron dhe që do t’i përshtaten në komoditet dhe në varësi të terrenit dhe sipërfaqes në të cilën ai performon.

Kështu në muajt e fundit ai ka veshur lloje të ndryshme këpucësh futbolli si Nike, Adidas X Speedfloë dhe të tjera.

Ndërkohë, futbollisti i ri ka nënshkruar një kontratë mjaft të vlefshme me Manchester Cityn, por kjo nuk ka bërë që ai të mos qëndrojë më këmbë në tokë. /Telegrafi/

Lajmet e fundit