Sunday, May 28, 2023

Njoftoi historinë e trishtë për tumorin në tru, Adriana Matoshi merr mbështetje të madhe në rrjete sociale


Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më parë njoftoi se i është rikthyer sërish tumori në tru.

Në një rrëfim të gjatë në rrjete sociale, ylli i kinematografisë shqiptare tregoi se kjo ndodhi pas nëntë vitesh, meqë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

Pak pas postimit prekës, ajo mori mbështetje të madhe nga miqtë, përfshirë këtu disa prej liderëve politikë e po ashtu edhe nga figura të fushave të ndryshme.

Adriana Matoshi (Foto: Facebook)

Postimi, i publikuar katë orë më parë, deri më tani mblodhi mbi 15 mijë reagime, mbi katër mijë komente e gjithashtu u shpërnda nga 649 njerëz.

Liberta Spahiu, Alaudin Hamiti, Nora Muçaj, Lindita Halimi e shumë të tjerë reaguan me fjalë motivuese sipër shkrimit të Matoshit.

Adriana Matoshi (Foto: Facebook)

Rreth dy vite më parë, Adriana në një nga intervistat theksoi se u diagnostikua me tumor në tru në vitin 2012 kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

“Në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt, dhe gjithçka ka shkuar në rregull deri në momentin kur unë kisha të vjella shumë, marramendje dhe unë ia lashë fajin shtatzënisë”.

“E kuptova që nuk është puna e shtatzënisë por që në trupin tim kokën time, e kam një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më ka thirrur të luaj te “Kthimi”, njëherë i kam thënë jo se nuk mundem, nuk kam dashur të di askush aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”, kanë qenë fjalët e aktores. /Telegrafi/

Lindita Halimi (Foto: Facebook)

Nora Muçaj (Foto: Instagram)

Liberta Spahiu (Foto: Instagram)

Alaudin Hamiti (Foto: Instagram)

Lajmet e fundit

Pas përfundimit të BBVA, Efi Dhedhes tregon se nuk është takuar akoma me Luizin e Kiarën – Telegrafi

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”. Ajo është pyetur se...

Elhaida Dani rrëfen fillimet e vështira dhe kohën kur iku në Itali: U rrita në familje patriarkale, prandaj jam e ndrydhur – Telegrafi

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ishte e ftuara e radhës e kryeministrit Edi Rama në ‘podcast’-in e quajtur “Flasim”. Artistja shqiptare ka rrëfyer fillimet...

Beyonce nderon yllin e ndjerë Tina Turner gjatë koncertit në Paris: Nuk do të isha në këtë skenë pa të – Telegrafi

Nderimet e përzemërta vazhdojnë të bëhen për këngëtaren legjendare Tina Turner pas vdekjes së saj të mërkurën, më 24 maj, në moshën 83-vjeçare. Dhe...