Prokurori publik nga Prokuroria e Gostivarit ka kryer ekspertizë në vendin e shtëpisë familjare në Vërtok, ku dje është gjetur trupi i pajetë i një gruaje me disa plagë nga thika, njofton Portalb.mk.
Ashtu siç informojnë nga Prokuroria, bëhet fjalë për grua me prejardhje nga Shqipëria, e lindur në vitin 1967, e cila ka qenë e martuar dhe ka jetuar në Vërtok. Sipas informatave të para, vdekja e gruas ka ndodhur prej 24 deri në 48 orë përpara gjetjes së saj.