Sunday, May 28, 2023

Nga nesër bien temperaturat, priten reshje shiu dhe bore


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre ditëve me temperatura të larta, dukshëm mbi vlerat e mesatareve, vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ftohta, duke ju afruar vlerave të temperaturave mesatare të muajit që jemi.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta parashihen fjolla bore.

“Reshjet parashihen sot dikur vonë dhe gjatë natës. Borë me intensitet të dobët mund të bie edhe në viset e ulëta, kryesisht në qendër dhe në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, por që përgjithësisht nuk parashihen reshje të dendura të asnjërës formë”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Kurti viziton varrin e Nënës Pashke, historia e saj është rrëqethëse – Telegrafi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi kujtimin e Nënës Pashke Krasniqi Markaj.  Ai së bashku me studiuesen Nora Visoka Weller dhe shkrimtarin...

Nga vizita e senatorëve amerikanë, rasti VisaMetric, e deri në tensionimin e situatës në veri – lajmet që shënuan javën – Telegrafi

Java që po lëmë pas ishte e mbushur me ngjarje, duke filluar nga vizita e senatorëve amerikanë në Kosovë, zhvillimet rreth rastit të...

Moti në fundjavë, shi e shkarkime rrufesh – Telegrafi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se...