Thursday, December 2, 2021

Në veshje sportive, Arta Elezaj thekson linjat tërheqëse të trupit


Arta Elezaj ka bërë një tjetër paraqitje në Instagram, e cila u komentua dhe mori vëmendjen e fansave të saj.

Modelja dhe aktorja postoi disa imazhe për mbi 234 mijë ndjekësit e saj, ku në fokus si çdo herë tjetër kishte linjat e saj trupore.

Arta shihet e veshur e tëra në “Prada” me ngjyrë të zezë, ndërsa dukej joshëse dhe me shumë stil.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Me një grim të lehtë dhe flokët kaçurrela, Arta kompletoi dukjen me një palë syze dielli po ashtu të zeza.

Fansat e saj ishin të shpejt për të komentuar paraqitjen e saj të radhës, që si çdo herë tjetër, as kësaj radhe nuk la anash provokimin me format trupore për të cilat njihet më së miri.

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që përveç paraqitjeve në rrjetet sociale, bukuroshen nga Klina ka kohë që nuk e shohim në ndonjë projekt televizive.

Vlen të theksohet se famën më të madhe, Arta e mori nga paraqitja e saj në serialin vendor “O sa mirë”. /Telegrafi/

Foto: Arta Elezaj/Instagram

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK