Saturday, November 27, 2021

“Në laborator”, Ava Max shfaqet nga studio muzikore


Ava Max është një tjetër artiste shqiptare që ka arritur majat e muzikës botërore.

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Shqipëria, pas koncertet që ka mbajtur së fundi në disa qytete të Amerikës në kuadër të turneut me grupin “Moroon 5”, ka nis punën për projekte të reja.

Kështu ka bërë të ditur vet ajo në disa postime që ka bërë së fundmi përmes llogarisë së Instagramit.

Foto: Ava Max/Instagram

27-vjeçarja shihet në studion e saj muzikore duke bërë regjistrimin e projekteve të reja muzikor.

“Në laborator”, ka shkruar artistja e njohur në mbishkrimin e fotografive që u pasuan me komente të shumta nga ana e adhuruesve.

Foto: Ava Max/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që ditë më parë Amanda Koci (emri i vërtetë) publikoi një videoklipi të animuar për këngën e saj të fundit “Sad boy”.

Ndërsa, albumi i fundit i këngëtares është “Heaven & Hell” që u publikua në vitin 2020. /Telegrafi/

Foto: Ava Max/Instagram

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK