Sunday, June 26, 2022

Ndryshime temperaturash në javën e dytë të prillit


Ditëve të ardhshme, në javën e dytë të prillit, po parashihen kushte të motit të qëndrueshëm, e të thatë. 

Do të ketë më shumë kthjellime e diell.

Në pjesën e dytë të javës edhe vransira kalimtare, derisa edhe temperaturat do të shënojnë rritje edhe mbi 20C.

Në fundjavë, përsëri mund të vije deri tek një kalim i frontit të ftohtë, që sjell mundësi për të reshura shiu në, e të dielen edhe tek një rënie të temperaturave.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira edhe ditën e hënë.  Nga dita e martë më shumë dominojnë qetësitë, e ndotësit ajror përqëndrohen më pranë sipërfaqes, ndërsa indeksi kohëpaskohe mund të kaloj edhe në vlera mesatare dhe të dobëta.

11.04 – Kryesisht me diell dhe vransira të pakta lokale në mesditë.  Ftohtë në mëngjes.

12.04 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kthjellët e me diell.

13.04 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

14.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

15.04 – Më ngrohtë, me vransira kalimtare dhe intervale me diell gjatë ditës.

Temperaturat me tendencë të rritjes.  Minimalet nga 0C e -1C rriten edhe deri në 7C ditën e premte, e maksimalet në 16 ditën e martë, deri ditën e premte në 22C.

Dtiën e hënë era vazhdon të fryjë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior deri në 6-13m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale.

Lajmet e fundit