Sunday, May 28, 2023

Ndizen dritat e fundvitit në sheshet e Prishtinës


Komuna e Prishtinës ka vendosur që me 28 Nëntor t’i ndez dritat e fundvitit në qendër të kryeqytetit, duke e bërë kështu festën edhe më të bukur.

Zyrtarë komunalë nga Zyra për Regjenerim Urban, në rrjetin social Facebook, kanë publikuar fotografi të ndriçimit të sheshit në Prishtinë.

Dekorimet në sheshin e qytetit i kanë kushtuar komunës 50 mijë euro.

Po ashtu edhe këtë vit pritet të mbahet festivali “Verë n’dimër”.

Për të tetin vit me radhë, sheshet kryesore të Prishtinës do të ofrojnë pak ngrohtësi në të ftohtin e dimrit.

Për këtë aktivitet, janë vendosur 26 shtëpiza në sheshin “Skënderbeu”.

Ju sjellim fotografi nga sheshi i kryeqytetit./Telegrafi/

Lajmet e fundit

Kurti viziton varrin e Nënës Pashke, historia e saj është rrëqethëse – Telegrafi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi kujtimin e Nënës Pashke Krasniqi Markaj.  Ai së bashku me studiuesen Nora Visoka Weller dhe shkrimtarin...

Nga vizita e senatorëve amerikanë, rasti VisaMetric, e deri në tensionimin e situatës në veri – lajmet që shënuan javën – Telegrafi

Java që po lëmë pas ishte e mbushur me ngjarje, duke filluar nga vizita e senatorëve amerikanë në Kosovë, zhvillimet rreth rastit të...

Moti në fundjavë, shi e shkarkime rrufesh – Telegrafi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se...