Thursday, January 20, 2022

Ndërron jetë gjyshi i saj, Morena Taraku: Përqafoje nënën shumë sot


Artistja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka ndarë një lajm të kobshëm së fundmi në rrjete sociale.

Këngëtarja ka treguar se është ndarë nga jeta një nga personat më të dashur, gjyshi i saj.

Derisa i ka bërë një dedikim prekës në InstaStory, ajo i thotë ta përqafoj shumë të ëmën, e cila ka ndërruar jetë vite më parë.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

“Abej u prehsh në paqe. Të dua shumë gjyshi im. Përqafoje mamin shumë sot kur takoheni pas 17 viteve”, u shpreh Taraku.

Nëna e Morenës siç ka njoftuar ka vdekur shumë vite më parë dhe përkujtohet thuajse çdo ditë nga 28-vjeçarja.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Ki me bo” prej disa vitesh ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në Turqi teksa jeton në një nga lagjet më të famshme atje.

Bukuroshja nga Peja edhe këtë vit ka qenë mjaft aktive në muzikë e madje shumë e përfshirë në faqet rozë. /Telegrafi/

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK