Tuesday, January 25, 2022

Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare, Edi Luarasi


Ka ndërruar jetë ikona e teatrit dhe filmit shqiptar, Edi Luarasi, në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i aktores Eldon Luarasi, përmes një postimi në Facebook.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se sot me date 3 dhjetor 2021 ndroi jete nena jone e shtrenjte Edi Mirdita Luarasi. Varrimi bëhet ditën e shtune dt. 04/12/2021 ora 14:00. Ceremonia mortore zhvillohet tek internacionali i vjetër në rrugën e Kavajes mbrapa ish-Lidhjes se Shkrimtareve”, ka shkruar ai në postim.

Aktorja lindi në Tiranë më 7 maj 1940, ajo debutoi në skenë që në moshë të re.

Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor.

Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin. Si aktore pranë teatrit popullor luajti mbi 30 role.

Ajo njihet për rolet e saj në: “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”. “Hekurat”, “Cilindri”, “Streha e të harruarve”.

Pas një shkëputje prej 20 vitesh, ajo rikthehet në skenë në moshën 51 vjeçe me dramën “Vizita e Damës plakë”. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK