Sunday, June 26, 2022

Naby Keita na radarin e Juventusit


Mesfushori i Liverpoolit, Naby Keita, është përfshirë në radarin e Juventusit – njofton Calciomercato.

27-vjeçari ka më pak se një vit e gjysmë në kontratën e tij në Anfield dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

Bianconerët thuhet se janë favoritë për nënshkrimin e Keitas dhe tashmë janë duke përgatitur ofertë për afatin kalimtar veror.

(Foto: Instagram/keitanabydeco)

Sipas mediumit italian, Zonja e Vjetër do të ofrojë rreth 30 milionë euro për ta pasur mesfushorin në skuadër nga sezoni i ardhshëm.

Ndërkohë, klubi italian do të ketë konkurrencën e klubeve, si Barcelona dhe Bayern Munich, që janë po ashtu të interesuar për Keitan. /Telegrafi/

Lajmet e fundit