Tuesday, June 28, 2022

Mura e dashuruar pas lojës së tij, Daku e sheh si opsionin më të mirë


Mura ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Mirlind Dakun për të vazhduar qëndrimin e tij edhe më tej në skuadër.

Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar për gjashtë muaj te skuadra sllovene nga Osijeku, por tani e ka zgjatur atë edhe për një sezon.

“Bardhezi kemi një sulmues “të ri”. Mirlind Daku, i cili tashmë ka luajtur me Muran nga Osijeku si i huazuar në pjesën pranverore të kampionatit, po rikthehet te Fazanerija. Për Mura, Daku shënoi pesë gola në gjashtëmbëdhjetë ndeshje dhe kontribuoi me pesë asistime”.

“Ditët e fundit janë zhvilluar bisedime me Osijekun dhe dy klubet kanë rënë dakord për të zgjatur marrëveshjen e huazimit edhe për një vit shtesë. Në të njëjtën kohë, klubi siguroi edhe mundësinë e blerjes së kartonit të Dakut pas përfundimit të sezonit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, Daku është shprehur shumë i lumtur që do të vazhdojë qëndrimin edhe për një edicion te Mura.

“Jam i lumtur që jam rikthyer te Fazanteri. Mura ka qenë gjithmonë opsioni i vetëm për mua, edhe pse ka pasur shumë oferta të tjera”.

“U ndjeva mirë këtu, u dashurova me klubin dhe tifozët, kështu që jam shumë i lumtur që mund të vazhdoj të luaj në ngjyrat bardh e zi”, potencoi ai. /Telegrafi/

Lajmet e fundit