Sunday, June 26, 2022

“Mund të dëgjonit gumëzhimën”: Rreth 6 mijë bletë gjenden brenda murit të një shtëpie në Nebraska


Rreth 6000 bletë u hoqën kohët e fundit nga brenda mureve të shtëpisë 100-vjeçare të një çifti në Omaha, Nebraska – SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Thomas dhe Marylu Gouttierre thanë se ata kishin mbjellë lule miqësore me bletët jashtë shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, por ata kurrë nuk prisnin që bletët të kishin bërë një vend aty.

Bletët ka të ngjarë të futeshin përmes një vrime në llaçin e jashtëm të saj me tulla.

Dhe çifti i zbuluan ato pasi vunë re shumë bletë që fluturonin jashtë dritares së kuzhinës së tyre dhe gjetën rreth 30 të tilla në një dhomë gjumi në katin e dytë.

“Nëse i vendosni veshët në mur, mund të dëgjoni gumëzhimën”, ka thënë Thomas Gouttierre, i cili është një dekan në pension.

Kështu, çifti kontaktoi dy anëtarë të Klubit të Bletëve Omaha, për të zhvendosur në mënyrë të sigurt bletët.

Siç është bërë e ditur, tre huall mjalti rreth 2 inç (5 centimetra) të trasha dhe afërsisht 9 inç (23 centimetra) në diametër ishin brenda murit.

Gouttierre tha se ai dhe gruaja e tij shijuan pak nga mjalti përpara se ato të largoheshin nga aty. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Magjike, ky është shteti që ka një plazh me rërë në formë ylli – Indeksonline.net

Ka shumë mrekulli në botë që kur i shohim është e pamundur të besojmë se janë të vërteta. E njëjta gjë vlen edhe...

Njeriu që mbante çantën me kodin bërthamor të Putinit goditet me plumb në kokë – Indeksonline.net

Ish-koloneli rus, Vadim Zimin (53) është gjetur në banesën e tij pak ditë më parë i qëlluar me një plumb në kokë. Zimin...