Sunday, June 26, 2022

Muajin e ardhshëm në Shkup do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare “Open Data Conference”

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis e organizon konferencën ndërkombëtare Open Data Conference në Shkup, e cila do të mbahet nga 18 deri më 20 maj 2022. Ky edicion i konferencës do të fokusohet në temën “Të dhënat dhe kultura e hapjes” dhe do të përbëhet nga sesione në panel, tryeza të rrumbullakëta dhe trajnime. Ngjarja organizohet në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare.

Konferenca synon të bashkojë komunitetin e të dhënave të hapura në mënyrë që të ndajë dhe të mësojë, të planifikojë dhe të bashkëpunojë për të ardhmen e të dhënave të hapura, me theks të veçantë në situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës treditore, një spektër praktikuesish në fushën e të dhënave të hapura, përfaqësues të qeverive dhe të komunave, të mediave, komunitetit të përdoruesve, si dhe përfaqësues të biznesit dhe ekspertë të të dhënave nga Maqedonia e Veriut, Ballkani Perëndimor dhe bota, do të ndajnë opinionet, idetë, përvojat dhe sfidat e tyre që lidhen me zbatimin e aktiviteteve të të dhënave të hapura.

Në konferencë pritet të ketë diskutim dhe debat për politikën e të dhënave të hapura për qytetet e hapura – për sa i përket sfidave, arritjeve dhe planeve teknike dhe jo-teknike. Folësit do të trajtojnë nevojën për të përshpejtuar ndërveprimin, automatizimin dhe cilësinë e të dhënave, si procese në sfond që do t’i japin vlerë më të madhe të dhënave të hapura.

Lajmet e fundit

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...

ASH-së në Saraj së shpejti i vëndohet dryni, ja kush jep dorëheqje

Dega e ASH-së në Saraj shumë shpejtë do të mbyllet. Sipas informacioneve të TS, shumë nëndegë të saj do të mbyllen përfundimisht duke vendosur...