Sunday, July 3, 2022

Morena Taraku: Dashuria nuk është para apo famë, është respekt dhe kujdes


Filmi “Marry Me” momentalisht është duke thyer rekorde shikueshmërie për shkak të interesimit të madh për ta parë.

E duket se kjo komedi i ka lënë mbresa të mëdha edhe këngëtares shqiptare, Morena Tarakut.

Ajo ka shpërndarë një imazh të filmit në InstaStory, ndërsa thotë se ka vendosur që t’i përgjigjet një pyetjeje që i është bërë gjithmonë lidhur me dashurinë.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

“Përgjigja e shumë pyetjeve që kam pasur gjithmonë nga njerëzit! Dashuria nuk është para, famë apo pushtet, ka të bëj me respektin, dashurinë dhe kujdesin dhe më e rëndësishme të ndihet i/e sigurtë”, tha ajo.

“Filmi më i mirë. Marry Me”, ka theksuar më tej bukuroshja nga Peja që jeton dhe vepron në Turqi.

Data zyrtare e publikimit të këtij filmi ka qenë 11 shkurt 2022, fillimisht në kinematë amerikane e duke vazhduar më tej edhe në vendet e tjera.

Sa i përket anës sentimentale, Morena këtë kohë nuk është përfolur për ndonjë lidhje dashurie. /Telegrafi/

Lajmet e fundit