Sunday, July 3, 2022

Momentet më të mira nga MVP i turneut të CS:GO PinnacleCup – blameF


Turneu PinnacleCup i cili u mbajt në qytetin Lund të Suedisë, numëroj gjithsej tetë skuadra, të cilat garuan për një grup çmimesh rreth 250.000 dollarë, ku fitues doli ekipi danez Heroic.

Heroic u përballë në finale me ekipin Astralis, të cilët i mposhtën me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, për të fituar çmimin prej 150.000 dollarësh.

Edhe pse fitues i turneut u shpall ekipi Heroic, çmimin e lojtarit më të vlefshëm e fitoj lojtari i Astralis, Benjamin ‘blameF’ Bremer.

(Foto: HLTV)

BlameF gjatë këtij turneu pati statistika fantastike, duke e përfunduar turneun me vlerësimin nga HLTV 1.41.

Më poshtë e gjeni videon me momentet më të mira të blameF, gjatë turneut PinnacleCup. /Telegrafi/

Lajmet e fundit