Sunday, July 3, 2022

Mini-varka e lëshuar në det nga nxënësit e një shkolle në SHBA gjendet pas 462 ditësh në Norvegji


Një varkë e vogël e nisur në tetor të vitit 2020 nga disa nxënës të një shkolle në New Hampshire (SHBA), që përmban foto e gjethe vjeshte është gjetur 462 ditë më vonë – nga një nxënës i klasës së gjashtë në Norvegji.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rye Riptides i gjatë 1.8 metra, i zbukuruar me vepra arti nga fëmijët dhe i me një pajisje gjurmuese që kishte pushuar për disa pjesë të udhëtimit, u gjet më 1 shkurt në Smola, një ishull i vogël pranë Dyrnes, Norvegji.

Nxënësi që e gjeti mini-varkën, Karel Nuncic e mori atë në shkollë dhe ai me shokët e hapën me padurim javën e kaluar.

“Kur e dërgoni nuk e keni idenë se ku do të përfundojë, si do të arrijë atje, nëse përfundon (kudo)”, tha Cassie Stymiest, drejtore ekzekutive e Educational Passages, një qendër në Maine që filloi të punojë me shkollën për projektin në vitin 2018. /Telegrafi/

Lajmet e fundit