Sunday, July 3, 2022

Mijëra ushtarë, qindra automjete të blinduara,…: Këto janë humbjet ushtarake të Rusisë, deri më tani në Ukrainë


Kur jemi në ditën e katërt të agresionit rus, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se agresorit, Rusisë, i kanë shkaktuar dëme të mëdha – si në njerëz po ashtu edhe në armatim.

Në këtë drejtim, sipas të dhënave Ministrisë së Mbrojtjes, përveç 4300 ushtarëve të vrarë, Ukraina ka shkatërruar edhe 146 tanke ruse, si dhe 706 automjete të blinduara, përcjell Telegrafi.

Veç këtyre, është bërë e ditur se janë shkatërruar edhe 49 njësi artilerike, 27 aeroplanë luftarakë, 26 helikopterë, 1 sistem raketor, si dhe 2 dronë dhe 2 anije luftarake.

Ndryshe, pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Disa ditë më parë, Putin nënshkroi dekretin ku njeh shtete dy rajonet separatiste, ndërsa disa orë pas këtij veprimi që u dënua ashpër nga Perëndimi, u dha urdhri edhe për operacionet ushtarake në Ukrainë.

Në anën tjetër, autoritetet e sigurisë në Ukrainë kanë bërë thirrje për mobilizim.

Deri më tani dhjetëra civilë kanë humbur jetën, kurse autoritetet ukrainase kanë njoftuar se edhe trupat ruse kanë pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri. /Telegrafi/

Lajmet e fundit