Monday, November 29, 2021

Mickovski me çdo kusht insiston që të fiton komunën e Gostivarit


Mickovski me çdo kusht insiston që të fiton komunën e Gostivarit Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski objektiv të vetin në këto zgjedhje ka vendosur Gostivarin. Siç duket, me çdo kusht insiston që të fiton komunën e Gostivarit, shkruan tokasot.com

Sot, Mickovski ka qëndruar në Gostivar dhe ka takuar marionetën e tij, Arben Taravari. “Në çaj në Gostivar, me kryetarin aktual dhe kryetarin e ardhshëm, Arben Taravari, bashkë, të bashkohemi për ardhëmërinë e re që vjen së shpejti”, ka lëshuar porosinë nga Gostivari, lideri i MRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Interesimi i tij i jashtëzakonshëm për Gostivarin, lidhet ngushtë me drejtimin e ardhshëm katërvjeçar në komunën e Gostivarit, pasi siç dihet edhe publikisht, VMRO-DPMNE tenton të drejton me këshillin komunal të komunës së Gostivarit si organ më i lartë vendimarrës në vetëqeverisjen lokale.

Edhe pse në opinion Valbon Limani promovohet si kandidat për Kryesues të Këshillit Komunal nga radhët e Aleancës për Shqiptarët në Gostivar, marrëveshja mes ASH dhe VMRO-DPMNE për koalicion në zgjedhjet lokale, ka nxjerr në sipërfaqe mashtrimin që Arben Taravari ua bënë shqiptarëve të Gostivarit.

Në tubimin e VMRO-DPMNE në Gostivar është zbardhur marrëveshja, kur Kryesues i Këshillit komunal u promovua, Goce Dimovski nga VMRO-DPMNE. Se Goce Dimovski do të jetë kryesues këshilli nëse do të fitonte Arben Taravari këtë e pralajmeroi para do kohe edhe lideri i VMRO-DPMNE Kristian Mickoski në një emision në Tv21.

Burimi: tokasot.com

Lajmet e fundit

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar...

Ahmeti: Miqësia me ShBA dhe BE, nuk ka alternativë!

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është deklaruar pasi zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku dështoi votimi i mosbesimit të...
MARKETING I PAGUAR POLITIK