Sunday, July 3, 2022

Mesazhi fantastik i ‘Intelektualëve’ nga Skenderaj: Nga këtu filloi liria


Drenica është nikoqire e Dritës në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë.

Kuqezinjtë po fitojnë ndaj bardhekaltërve 2-0 pas 45 minutave të parë.

E në përkrahje të skuadrës nga Gjilani kanë udhëtuar edhe tifozëria e tyre e zjarrtë ‘Intelektualët’, të cilët kanë shpalosur edhe një mesazh fantastik në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Kur jemi në ditët e epopesë së lavdishme të UÇK-së, Intelektualët janë përkujdesur për një mesazh të mrekullueshëm.

“Na këtu filloi liria’, shkruhej në mesazhin e Intelektualëve. /Telegrafi/

Lajmet e fundit