Sunday, June 26, 2022

Mertens dëshiron të mbetet te Napoli, por nuk ka ende ofertë prej tyre – dy klubet tjera të mëdha të Serie A pas tij


Dries Mertens dëshiron të qëndrojë te Napoli, por nuk ka marrë ende asnjë propozim për një zgjatje të kontratës nga ky klub, ndërsa Roma dhe Lazio janë vënë pas tij. 

Mertens është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e klubit dhe një nga kandidatët për të marrë shiritin e kapitenit pas largimit të Lorenzo Insigne.

Kontrata e tij, e cila skadon më 30 qershor dhe kishte një opsion për t’u zgjatur edhe për një vit, por Napoli ka vendosur të mos e aktivizojë.

“Nuk e di ende se ku do të luaj sezonin e ardhshëm, nëse është te Napoli apo ndonjë klub tjetër.

“Shpresoj të qëndroj te Napoli, por nuk mund të them më shumë se kaq. Natyrisht, shpresoj të qëndroj, por nuk kam marrë asnjë ofertë, kështu që duhet të shohim”, ka thënë Mertens për HLN Sport.

Ndërkohë, Roma e Jose Mourinhos dhe Lazio e Maurizio Sarri janë të lidhura me Mertens, megjithëse një rikthim në Belgjikë është u mundur me Royal Antwerp FC që është vënë pas tij. /Telegrafi/

Lajmet e fundit