Saturday, January 22, 2022

Mediet ndërkombëtare raportojnë për rastin në Gllogjan ku u vranë tre persona


Tre persona humbën jetën sot si dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit i cili po bartte nxënës.

Në mesin e viktimave si pasojë e këtij incidenti është shoferi i autobusit si dhe dy nxënës.

Autobusi po qarkullonte në relacionin Gjakovë – Deçan në kohën kur ndodhi gjuajtja me armë.

Lidhur me këtë rast kanë raportuar edhe mediet e mëdha ndërkombëtare si Reuters, Washington Post dhe AP News.

Reuters raporton se një person i maskuar kishte hapur zjarr drejt autobusit që po bartte pasagjerët gjithashtu edhe nxënësit e shkollave që po ktheheshin në shtëpi.

Agjencia amerikane gjithashtu citon edhe deklaratën ku Veton Elshani zëvendës-drejtor i policisë në Pejë tha se ishte vetëm një sulmues në këtë incident.  /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK