Sunday, June 26, 2022

Mediat ruse publikojnë imazhet e dy qytetarëve amerikanë të zënë në Ukrainë, besohet se janë dërguar në një burg


Mediat ruse që financohen dhe mbikëqyren drejtpërdrejtë nga Kremlini, kanë publikuar imazhet e dy qytetarëve amerikanë që u kapën nga rusët derisa po luftonin përkrah ukrainasve.

Imazhet tregojnë se dyshja janë dërguar diku në një burg, e sipas mediave ruse bëhet fjalë për Andy Huynh, 27-vjeç nga Hartselle, Alabama, transmeton Telegrafi.

Tjetrit është identifikuar si Alexander Drueke, 39-vjeç nga Tuscaloosa, Alabama, të cilët u kapën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Familjarët e tyre thonë se ata ishin zhdukur dhe prej javësh nuk kishin marrë as edhe një lajm prej tyre. /Telegrafi/

Lajmet e fundit