Sunday, June 26, 2022

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli në lidhje me presidenten e klubit kroat


Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, është duke shijuar disa ditë pushimi jashtë angazhimeve të zakonshme.

Kjo para se t’i rikthehet një tjetër sezoni të lodhshëm e të gjatë në Itali, aty ku aktivizohet me Empolin.

I njëjti ka zgjedhur Greqinë për të pushuar ndërkohë që raportohet se është në shoqërinë e të dashurës, Matea Beslic, e cila mban edhe postin e presidentes së klubit të femrave në Kroaci, ZNK Hajduk Split.

Foto: Screenshot/Instagram

Ismajli dhe Beslic thuhet se janë njohur në Kroaci në kohën kur futbollisti shqiptar për katër vite ishte pjesë e Hajdukut.

Megjithatë, deri më tani lidhja e tyre nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Mbetet të shihet në vazhdim se si do të rrjedh historia e dashurisë së çiftit. /Telegrafi/

Lajmet e fundit