Sunday, July 3, 2022

Mbajtja e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë dhe Tiranë konfirmohet edhe nga Dua Lipa


Sot (e hënë) nga Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe organizatorët e Sunny Hill u bë e ditur se festivali do të rikthehet në Prishtinë.

Festivali pritet të mbahet në datat e njëjta që ishte planifikuar më parë, ndërsa lokacioni se ku do të mbahet nuk është zbuluar akoma.

Krahas mbajtjes në Prishtinë, “Sunny Hill” këtë vit mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, lajmin për mbajtjen e festivalit në të dyja kryeqytet shqiptare e ka konfirmuar edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ylli i muzikës ka shpërndarë në InstaStory të Instagramit njoftimin e mbajtjes së tij në Prishtinë dhe Tiranë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndryshe, këtë vit festivali rikthehet pas një pauze prej dy vitesh dhe pritet që emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare të performojnë përgjatë katër ditëve.

Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e emra të njohur si: Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey dhe Mahmood. /Telegrafi/

Lajmet e fundit