Tuesday, June 28, 2022

Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga PSG, Antonio Conte në dispozicion për ta zëvendësuar


Mauricio Pochettino pritet të shkarkohet nga Paris Saint-Germain vetëm disa orë pasi fitoi titullin e Ligue 1.

Prisienët u kurorëzuan kampion të Francës me katër ndeshje të mbetura pas barazimit 1-1 me Lens të shtunën.

Por, fitimi i titullit të ligës mund të mos jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar Pochettinon, i cili ka qenë nën presion të madh që kur PSG u eliminua në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Sipas mediumit francez Le Parisien, PSG po planifikon të shkarkojë Pochettinon dhe aktualisht po negocion kushtet e largimit të tij nga Parc des Princes.

Raportimi gjithashtu pretendon se argjentinasi, i cili ishte i lidhur fort me një kalim te Manchester United para emërimit të Erik ten Hag në Old Trafford, është i prirur të largohet nga PSG pas më pak se 18 muajsh në krye të skuadrës.

Pretendohet se PSG-së do t’i duhet të paguajë një tarifë prej 15 milionë euro për të shkarkuar ish-trajnerin e Tottenhamit dhe stafin e tij stërvitor, të cilët kanë mbetur edhe një vit në kontratat e tyre.

Le Parisien gjithashtu pretendon se trajneri aktual i Spurs, Antonio Conte i është ofruar PSG-së dhe është i gatshëm t’i bashkohet klubit francez me një kontratë dyvjeçare.

Italiani iu bashkua Tottenhamit në nëntor me një kontratë 18-mujore dhe ka arritur të kthejë klubin në luftë për një vend në Evropë.

Spurs aktualisht janë në vendin e pestë në ligë, dy pikë prapa rivalit lokal, Arsenalit që gjendet në vendin e katërt – me pesë ndeshje të mbetura deri në fund.

Conte has reportedly offered himself to PSG (Image: PA)

Ndërsa Conte ka qenë i lidhur me PSG-në, klubi francez thuhet se do të preferonte të emëronte ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, sipas The Times.

Zidane është i papunë që kur u largua si trajner i Los Blancos në fund të sezonit të kaluar. /Telegrafi/

Lajmet e fundit