Sunday, December 5, 2021

Majk fotografohet në shoqërinë e një vajze misterioze në Prishtinë


Reperi i njohur shqiptar, Majk, ka vite që qëndron i heshtur për sa i përket jetës së tij private.

Që nga lidhja e tij e fundit publike me Majlinda Zekën, me të cilën ka edhe një djalë, Majk nuk është përfolur më për ndonjë lidhje tjetër.

Megjithatë, duket se së fundmi ka zhvillime të reja në jetën emotive të reperi.

Kjo pasi ai ditë më parë u fotografua në krahët e një vajze në një nga qendrat tregtare të Prishtinës.

Foto: Instagram

E vetëm disa ditë më vonë, një video e re e tij ra në duart e emisionit “Prive” – video në të cilën Majk shihet sërish i shoqëruar nga bukuroshja misterioze, por kësaj radhe në Gërmi.

Vet reperi nuk i ka komentuar pamjet që po qarkullojnë në media rozë, duke preferuar të qëndrojë në privatësi të plotë.

Ai vazhdon të jetë një baba shumë i përkushtuar ndaj djalit të tij, Roanit, gjersa koha do e tregojë më së miri nëse pas kaq vitesh ka diçka serioze në jetën private të reperit nga Prishtina. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK