Sunday, July 3, 2022

Lukaku shënjestër e pronarëve potencialë të Milanit


Milani mund t’i sigurojë Romelu Lukakut një rrugëdalje nga Chelsea, por marrëveshja varet nga negociatat jashtëzakonisht të komplikuara lidhur me pronarët potencialë të klubit italian.

Siç detajohet nga Nizaar Kinsella, korrespondenti i Goal.com te Chelsea, Rrossonerët e pëlqejnë shumë idenë e kthimit të sulmuesit belg në Serie A, por fillimisht do të duhet të finalizohet plotësisht blerja nga Investcorp.

Bisedimet janë duke vazhduar me Elliott dhe gjërat po duken pozitive. Dhe në rast të arritjes së marrëveshjes finale, fondi i investimeve të Bahrejnit mund të bëjë menjëherë një transferim të madh.

(Foto: Instagram/romelulukaku)

Milanit i ka munguar një qendërsulmues solid këtë edicion, derisa Lukaku e ka dëshmuar potencialin e tij në Serie A në dy sezonet e kaluara te Interi.

Belgu mund të huazohet nga Chelsea, sepse Blutë kanë investuar shumë në blerjen e tij dhe Rossonerët nuk do t’i jepnin ato para, por janë të gatshëm t’ia paguajnë një pjesë të rrogës. /Telegrafi/

Lajmet e fundit