Wednesday, December 1, 2021

Loredana dhe Don Xhoni publikojnë bashkëpunimin me 12 nëntor


Ka kohë që kanë nis paralajmërimet për bashkëpunimin e tyre të parë.

Dhe Loredana së fundmi ka udhëtuar drejt Kosovës për të realizuar xhirimet e videoklipit këngës që do të sjell bashkë me reperin nga Drenica, Don Xhoni.

Të dy kanë bërë postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke ndarë copëza të klipit nga xhirimet, por gjatë një pyetësori në InstaStory, Loredana ka zbuluar edhe datën e publikimit.

Foto: Don Xhoni/Instagram

“Kur do të dalë kënga jote me Don Xhonin?” ishte pyetja që i bëri një ndjekës në gjuhën gjermane.

Ndërsa, përgjigja e reperes ishte se kënga do të lansohet me “12 nëntor”.

Foto: Loredana/Instagram

Se çfarë kanë përgatitur dyshja mbetet të shihet, por kënga e dyshes së njohur po pritet me padurim nga fansat e tyre të shumtë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Don Xhonit është në “Trust Me”, ndërsa projekte e fundit të Loredanës janë nga albumi “No rich parents” që e solli në bashkëpunim me ish-partnerin e saj, reperin Mozzik. /Telegrafi/

Foto: Loredana/InstaStory

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK