Monday, November 29, 2021

Libraria Dukagjini lanson ueb-faqen e avancuar që iu mundëson lexuesve të porositin libra kudo në botë


Libraria Dukagjini ka lansuar uebfaqen që shërben për porositjen e librave online jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.

E veçanta e këtij ueb-i është që përveç strukturimit dhe shërbimit, është edhe shumë e avancuar.

Iliriana Hasaj nga Libraria Dukagjini, ka thënë se uebi iu mundëson lexuesve që t’i shohin gjithë titujt që ekzistojnë brenda librarisë.

Sipas saj, nëse lexuesi nuk e gjen një titull të caktuar, atëherë përmes uebit në fjalë mund ta bëjë porosinë ku pastaj pala e tretë e sjell në Kosovë.

“E kësaj radhe përveç që klientët munden me i pa librat që Libraria Dukagjini i posedon në librarinë tonë ata direkt mund ta bëjnë kërkimin dhe do t’iu shfaqet libri që nuk është ne librari por është tek partenri jonë pala e tretë dhe mund ta bëjnë vetë porosinë prej ueb-it”, tha Hasaj.

Ndërkaq nga sot, e hënë, deri me datën 18 nëntor, për të gjithë lexuesit që dëshirojnë të bëjnë blerje në uebin e ri, do të vlejë një zbritje prej 20 përqind për të gjitha librat që do të shiten në kuadër të web-it./Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK