Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme, Leonora Jakupi, ka marr gjithë vëmendjen me paraqitjen e radhës që bëri për ndjekësit në Instagram.
Ajo solli për fansat disa poza ku u shfaq plot stil dhe elegancë, për të cilën edhe njihet dhe është gjithmonë e komentuar.
Leonora shihet e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë, me flokë të valëzuara që i la prapa supeve dhe aksesor, ajo dukej mahnitëse si përherë.
Foto: Leonora Jakupi/Instagram
Fustani që Leonora mbante ishte nga kreacioni i fundit i dizajnerit shqiptar, Valdrin Sahiti, me të cilin këngëtarja bashkëpunon prej vitesh.
Kjo dukje e saj u pëlqye dhe komentua nga fansat e saj, të cilët janë të shumtë, vetëm në Instagram Leonora numëron mbi 289 mijë ndjekës.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram
Artistja nga Drenica ndërkohë është në përgatitje të një projekti muzikor që pritet të lansohet shumë së shpejti, kënga e saj e fundit është “Luj luj”, e publikuar në fund të vitit 2020. /Telegrafi/