Tuesday, June 28, 2022

Kylie Jenner dhe Travis Scott ndryshojnë emrin e djalit, ai nuk quhet më Wolf


Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur të ndryshojnë emrin e djalit të tyre të porsalindur.

24-vjeçarja bëri një njoftim në InstaStory të hënën(21 mars) duke zbuluar se djali i saj, i lindur muajin e kaluar, nuk do të quhet më Wolf.

“Sa për informacionin tuaj emri i djalit tonë  nuk është më Wolf”, shkroi Kylie, duke iu referuar fëmijës së saj të dytë me partnerin Travis Scott.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

“Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai. Thjesht doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo”, shtoi ajo.

Nëna e dy fëmijëve nuk bëri të ditur emrin e ri të foshnjës së saj, apo nëse emri i tij i mesëm Jacques po ndërrohet gjithashtu, shkruan People.

Njoftimi i saj erdhi vetëm disa orë pasi Kylie shfaqi premierë një video të re në YouTube kushtuar të porsalindurit të saj, të titulluar “Për djalin tonë” (To Our Son).

Foto: Kylie Jenner/InstaStory

Klipi i ëmbël përmbante pamje gjatë gjithë rrugëtimit të shtatzënisë së Kylie-t, që nga momenti kur nënë e saj, Kris Jenner mësoi lajmin e lumtur, deri te pamjet nga dhoma e lindjes pak para se të lindte djali i saj.

Së bashku me mjekët e saj dhe Scott, 30, Kris ishte gjithashtu në krah të Kylie për ditën e madhe.

Në video, Kylie regjistroi veten e ulur në shtratin e spitalit, duke përqafuar barkun e saj të rrumbullakosur teksa përgatitej për të mirëpritur fëmijën e saj.

Foto: GQ

“A jeni gati të keni një fëmijë tjetër?”, pyeti ajo Scott, i cili u përgjigj: “Unë jam gati”.

Më pas klipi është prerë në audio të momentit të lindjes së foshnjës, ndërsa një nga mjekët dëgjohen duke thënë: “Djali juaj është këtu!”.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Kujtojmë që Kylie dhe Scott, të cilët janë takuar vazhdimisht që nga Coachella 2017, janë gjithashtu prindër të vajzës 4-vjeçare Stormi.

Kylie solli në jetë Stormin më 1 shkurt 2018, pas një shtatzënie shumë të fshehtë. Katër vjet e një ditë më vonë, ajo mirëpriti djalin e saj më 2 shkurt 2022. /Telegrafi/

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Lajmet e fundit