Sunday, June 26, 2022

Kurti mori pjesë në pritjen për festën e Pashkëve në Katedralen Nënë Tereza


Me rastin e festës së Pashkëve katolike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

“Me dëshirën për Pashkë të bardhë e të mbarë për familjet e të gjithë besimtarëve, kryeministri Kurti uroi Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët katolikë të pranishëm”, thuhet në njoftim.

Në këtë pritje, kryeministri shoqërohej nga zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. /Telegrafi/

Lajmet e fundit