Saturday, November 27, 2021

Kurti dyshohet se u kërcënua përmes një profili fals në Facebook: “35 mijë euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin”


Pas informacioneve për kërcënim, forca të shtuara të policisë të mërkurën mbrëma kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministri Albin Kurti.

Lajmin e konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Ai shtoi tutje se institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Por, dyshohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”.

Ai ka ofruar shpërblim prej 35 mijë euro për personin i cili vret kryeministrin Albin Kurti.

“35000 euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin, këtë mashtrues dhe zhvatës të shtetit, këtë mastrapaz dhe ordiner, këtë të poshtër dhe t’paftyrë, këte hajn dhe kriminel”, ka shkruar ai në një grup në Facebook.

Po ashtu ka listuar edhe produktet e fundit që i janë rritur çmimet, duke e publikuar në “ShesBlej Gjithçka”./Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK