Sunday, June 26, 2022

Kryediplomati austriak përshëndetje të ngrohtë me presidenten Osmani


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Se raportet ndërshtetërore Kosovë-Austri janë të mira, e tregoi edhe pritja e presidentes Osmani, saktësisht përshëndetja ndërmjet presidentes dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Schallenberg, ku ky i fundit i puthi edhe dorën.

Schallenberg do ta takohet edhe kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Pas takimit me Gërvallen, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. /Telegrafi/

Lajmet e fundit