Saturday, January 22, 2022

Kris Jenner, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker publikojnë ripërpunimin e këngës “Jingle Bells” për Krishtlindje


Në vend të festës së saj të famshme vjetore në prag të Krishtlindjeve, Kris Jenner po u bën njerëzve një dhuratë të llojit ndryshe këtë sezon festash.

66-vjeçarja, lansoi ‘cover’-in e klasikut të Krishtlindjeve “Jingle Bells” të premten (24 dhejtor).

“Një argëtim i vogël për Krishtlindje në studio”, ngacmoi ajo një klip prej nëntë sekondash të melodisë bashkangjitur me një foto të saj me një fustan të kuq me tegela, ndërsa pozonte para një oxhaku.

“Krishtlindja është koha ime e preferuar dhe më e lumtur e vitit dhe kjo sinqerisht më vendosi në humorin më të mirë”, vazhdoi ajo, duke vënë në dukje se dhëndri i saj i ardhshëm, Travis Barker është producent i këngës. E fejuara e tij, Kourtney Kardashian mund të dëgjohej gjithashtu në sfond, shkruan Page Six.

Themeluesja e Poosh shkroi në Story-n e saj në Instagram, duke inkurajuar fansat të transmetojnë këngën “ikonë legjendare të mbretëreshës”, ndërsa Khloe Kardashian shkroi në Twitter: “Ka një legjendë të re të Krishtlindjeve në qytet”.

Foto: Getty Images

Të premten, u zbulua se Jenner anuloi mbrëmjen e saj të famshme të Krishtlindjeve për të dytin vit radhazi.

Ajo vendosi të anuloi mbrëmjen e saj vjetore pasi varianti Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin, tha një burim për TMZ.

Viti i kaluar shënoi sezonin e parë të pushimeve që nga viti 1978 që kaloi pa një festë familja e famshme Kardashian-Jenner. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK