Sunday, July 3, 2022

Kimmich mendon largimin nga Bayern Munich


Ylli i Bayern Munich, Joshua Kimmich, e ka pranuar se do të konsideronte një largim nga Bundesliga në të ardhmen.

27-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por e ka kaluar të gjithë karrierën e tij duke luajtur në Gjermani, fillimisht duke luajtur për RB Leipzig për dy vjet përpara se të bashkohej me Bayern Munich në 2015.

Megjithatë, në një intervistë të fundit, Kimmich zbuloi se do të ishte i hapur ndaj idesë për të luajtur jashtë vendit në një moment në të ardhmen.

“Kjo do të ishte një sfidë interesante. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh, do të shohim”, ka thënë tha Kimmich.

Kimmich ka pasur sukses të madh në Bavari, duke fituar shtatë tituj të Bundesligës, katër kurora të DFB-Pokal dhe Ligën e Kampionëve dhe kurrë nuk është lidhur me një largim nga Bayern Munich. /Telegrafi/

Lajmet e fundit