Saturday, January 22, 2022

Kida zbulon titujt e këngëve të albumit të ri dhe tregon se publikohet më 21 dhjetor


Orhidea Latifi – Kida, është artistja e radhës që së shpejti do të sjellë albumin e ri njëherësh të parin në karrierë.

Këngëtarja, e ndjekur nga afro dy milionë ndjekës në Instagram, ka njoftuar së fundmi disa të reja në lidhje me këtë projekt madhështor.

Me kërkesën e madhe të ndjekësve, ajo ka zbuluar titujt e këngëve të këtij albumi.

“Pas më shumë se një vit punë dhe angazhim jam super e lumtur me nda me juve datën dhe listën e këngëve të albumit tim të parë. Vullneti dhe dëshira që me ju pru juve diçka që secili e gjen vetën dhe kënaqet tu e dëgjua këtë album, nuk m’ka lënë të lodhem gjatë kësaj kohe”, ka nisur shkrimin e ndarë në rrjete sociale.

“Pasiqë është albumi i parë kam dashur që ta bëj pak më personal dhe e kam titulluar me emrin tim, lansohet për ditën e lindjes time dhe i ka 12 këngë si muaji i lindjes. Faleminderit për mbështetjen të gjithëve, shpresoj që ju pëlqen albumi. Orchidé 21.12.2021”, ka vazhduar më tej ajo.

Më poshtë ua sjellim titujt e plotë të projekteve:

1. Mo Jo

2. Pse

3. Special

4. Ani

5. Ike

6. Qao

7. Hard work

8. Kida x Les Twins – Prima Donna

9. Mia

10. Maniak

11. Dinero

12. Kida x Samra – Lila. /Telegrafi/

Kida (Foto: Screenshot/Instagram)

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK