Edhe sonte (e premte) po mbahet spektaklin i përmbledhjes javore të Big Brother VIP.
Një nga pikat kryesore të natës është eliminimi i njërit prej banorëve të nominuar nga vota e publikut.
Të nominuarat e kësaj jave ishin Einxhel Shkira, Semi Jaupaj dhe Filloreta Raçi-Fifi, kjo e fundit u largua ditën e djeshme (e enjte) me vetë dëshirë.
Foto: Top Channel
Ndërsa, sonte nga votat e publikut u eliminua këngëtarja, Semi Jaupaj.
Ndryshe, kujtojmë që banorët janë në garë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Foto: Semi Japuaj
Finalja e madhe e spektaklit Big Brother VIP pritet të mbahet në muajin janar. /Telegrafi/