Sunday, June 26, 2022

Kënga e re e Fjolla Morinës do të jetë në bashkëpunim me reperin Nush


Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, po rikthehet me këngë të re pas një pauze të gjatë.

Ajo ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur, Nush.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Fjolla Morina (Foto: Screenshot/Instagram)

Derisa ka hedhur disa video e fotografi provokuese, zeshkania zbulon pak nga prapaskenat e këtij videoklipi.

“Po vjen”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe artistin Nush.

Fjolla Morina (Foto: Screenshot/Instagram)

Ky duket se është dueti i parë i dyshes së njohur që besohet se do të pritet mirë nga publiku.

I fundit realizim i Morinës mbetet “Kape” i lansuar saktësisht më 4 shtator të vitit 2020. /Telegrafi/

Lajmet e fundit