Saturday, November 27, 2021

Kendall Jenner kritikohet ashpër në rrjetet sociale për ndryshimin e një postimi të bërë në festivalin “Astroworld”


Kendall Jenner është kritikuar ashpër në mediet sociale për ndryshimin e titullit të një fotoje që e postoi teksa merrte pjesë në festivalin “Astroworld”, ku vdiqën tetë persona.

26-vjeçarja fillimisht publikoi një imazh të saj duke qëndruar pas skenës masive të Travis Scott me mbishkrimin: “A do të jesh në ma?”.

Më pas, pas tragjedisë të së premtes mbrëma, Jenner përditësoi titullin dhe thjesht vendosi një ‘emoji’ në lidhje me skenën e reperit të quajtur ‘Utopia Mountain’.

Kendall Jenner (Foto: AP)

Përdoruesit në rrjete sociale reaguan menjëherë për të fshirë fotografinë duke qenë se u plagosën edhe dhjetëra të tjerë.

“Fshije atë”, shkroi një person.

“Bëje një imazh përballë skenës ku vdiqën njerëzit. Shumë me stil”, shtoi një tjetër.

“Njerëzit me të vërtetë kanë vdekur”, tha tjetri.

Travis Scott (Foto: Getty Images)

“Tetë njerëz vdiqën në këtë koncert”, vazhdoi një tjetër përdorues.

Lidhur me rastin, Travis Scott është paditur së bashku me reperin Drake dhe tani po bëhen hetimet.

Në raportimet e reja thuhej se janë përdorur edhe shiringa me drogë e të tjera gjësende.

Foto: Getty Images

Sidoqoftë, në vazhdim do shohim edhe për detajet e reja të ngjarës tragjike. /Telegrafi/

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK