Tuesday, June 28, 2022

Karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve vizitoi Tetovën, Strugën, Ohrin, Manastirin dhe Prilepin – Është radha jote! Dil dhe voto!

Karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve këtë javë vizitoi komunat e Tetovës, Strugës, Ohrit, Manastirit dhe Prilepit. Si pjesë e fushatës edukative dhe informative të këtij viti, “Është radha jote! Dil dhe voto!”, KSHZ-ja shpërndau material edukativ në komunat që vizitoi, në mënyrë që të prezantojë të drejtat e votimit të votuesve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shumë nga qytetarët pranuan me interes materialet edukative dhe informative, të cilat u shpërndanë nga përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Karvani realizohet në përputhje me protokollet për mbrojtje nga KOVID-19.

Javën e ardhshme, karvani i KSHZ-së do të vizitojë qytete të tjera në vend, si Shtipin, Strumicën, Kavadarin, Kumanovën dhe Shkupin. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përmes fushatës edukative dhe informative të këtij viti, synon t’u bëjë apel të gjithë votuesve se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë të drejta, demokratike dhe të sigurta.

Lajmet e fundit

BEG-ut i merren të gjitha licencat, Bekteshi e mban premtimin

Ashtu siç kishte paralajmëruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, BEG nga tetori nuk do t’i ngrohë më shkupjanët. KRE i mori të gjitha licencat e...

Fillon rregullimi, tamponimi dhe pastrimi i kanaleve në fshatin Dvorcë

Komuna e Pllasnicës sot ka nisur me rregullimin, tamponimin dhe pastrimin e kanaleve si dhe aktiviteteve të tjera në fshatin Dvorcë, kështu njofton kreu...

Miliona denarë nga arka e Studeniçanit shkojnë për shokun e afërt të Azem Sadikit!?

“Eling Dooel Uvoz-Izvos Skopje”, është kjo kompania më e preferuar e Komunës së Studeniçanit.Kjo kompani është ajo që fiton pothuajse çdo tender nga kreu...