Sunday, June 26, 2022

Kanye West shihet në shoqërinë e një vajze që ngjanë me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian


Kanye West u pa në Miami në një zbavitje pazari me Chaneu Jones, që ka ngjashmëri të madhe me Kim Kardashian.

Artisti “Donda” dhe Jones u panë duke ndaluar në një dyqan “Balenciaga” përpara se të merrnin sushi për drekë.

“Ata ecën nëpër dyqanet e Bal Harbor dhe u ndalën në Balenciaga dhe më pas morën ashensorin në katin e dytë për në Makoto, ku darkuan dhe shijuan disa kokteje”, tha një burim.

Foto: Backgrid

Ëest, 44 vjeç, mbante të veshur një xhaketë sportive blu me kapuç të Departamentit të Zjarrfikësve të Bostonit që dukej se kishte njolla në xhepin e përparmë. Ai e përfundoi pamjen e tij me xhinse të errëta dhe çizme të zeza gome nga “Yeezy”.

Ndërkohë, Jones shfaqi format e saj me një bluzë të ngushtë dhe dollakë, atlete të zeza dhe syze dielli masive. Ajo mbante gjithashtu një çantë “Hermes Birkin” me lëkurë krokodili të zi.

Të dy bënë disa blerje para se të hanin drekën së bashku, shkruan PageSix.

Foto: Backgrid

Ëest dhe Jones kanë kaluar shumë kohë së bashku, së fundmi në Nobu Malibu. Ajo gjithashtu ndoqi koncertin e tij live “Donda 2” në Miami në fillim të kësaj jave, sipas TMZ.

Mirëpo, mes romancës së tyre, reperi ka vazhduar përpjekjet e tij për të rikthyer Kardashianin, madje duke i dërguar asaj një kamion me trëndafila në ditën e Shën Valentinit.

Ai ishte gjithashtu në një lidhje të hapur me Julia Fox për disa muaj para se të ndaheshin në fillim të këtij muaji.

Dalja e West me Jones vjen pasi Kardashian iu lut gjykatësit që të nënshkruante divorcin e saj nga ylli i “Jeen-yuhs”, pasi ai kundërshtoi kërkesat e saj.

Javën e kaluar, West kundërshtoi kërkesën e Kardashian për t’u deklaruar ligjërisht beqare.

Reperi kishte shpërndarë disa postime në Instagram, ku akuzonte atë se i mbante fëmijët e tij nga ai dhe pretendoi se Kardashian po e linte North postoni në TikTok kundër vullnetit të tij.

Kim Kardashian paraqiti kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021. /Telegrafi/

Lajmet e fundit