Sunday, June 26, 2022

Kanye West ashtu si ish-gruaja Kim Kardashian shfaqet i tëri në të zeza, veçse me të dashur të re dhe në skena provokuese në rrugë


Kanye West dhe e dashura e tij e re Julia Fox u shfaqën në një skenë ‘të nxehtë’ së bashku teksa morën pjesë në një set fotografik seksi, i cili po realizohet për të promovuar albumin e ardhshëm të reperit, “Donda 2”.

Kimia mes reperit 44 vjeçar dhe të dashurës së tij të re, 31-vjeçare, ishte e dukshme, shkruan e përditshmja britanike DailyMail.

Ata pozuan së bashku në një rrugë me ndriçim të zbehtë në Los Angeles të premten.

Jo vetëm që West do të publikojë “Donda 2”, por ai do të publikojë edhe një film për të shoqëruar albumin, në të cilin do të luajë edhe dashura e tij e re Julia, thanë burimet për DailyMail.

Fotografitë ‘e nxehta’ por plot tension shfaqën çiftin në momente të afërta, ndërsa Julia i mbështillte krahët rreth qafës së tij dhe Kanye i vendoste duart rreth belit të saj.

Julia, e veshur me pantallona të zeza dhe xhaketë me doreza, shkëlqeu me barkun e saj të tonifikuar të vënë në pah.

Kanye tregoi bicepsin e tij tërheqës me një bluzë të zezë, pantallona lëkure dhe një maskë mbi kokë.

Ndërsa pozonin përballë veturës, super yjet dukeshin si çdo çift tjetër, ndërsa Julia mbështillte duart rreth krahut të tij dhe mbështeti kokën pas shpatullës së tij.

“Ata ishin ‘të nxehtë’ me njëri-tjetrin dhe nuk mund të mbanin duart larg njëri-tjetrit”, tha një burim nga xhirimet për DailyMail.

“Ky set fotografik është bërë në Los Angeles për të promovuar ‘Donda 2’, që do të vijë më shpejt se sa mendoni”, tha burimi.

Kanye dhe Julia kanë qenë të pandarë që kur në media filloi të raportohej për lidhjen e tyre.

Duke detajuar ‘lidhjen e tyre të menjëhershme’ pas takimit në Miami në natën e Vitit të Ri, aktorja përshkroi bujarinë dhe energjinë ‘argëtuese’ të fituesit të reperit fitues të çmimit ‘Grammy’.

“Ai më bëri mua dhe miqtë e mi të qeshnim duke kërcyer dhe buzëqeshur gjithë natën. Ne vendosëm të vazhdonim energjinë dhe të fluturonim përsëri në New York së bashku”, tha ajo në një intervistë të fundit.

Ylli i “Uncut Gems” vazhdoi: “Fluturimi i Kanyet u bë në orën gjashtë dhe shfaqja ishte në shtatë dhe ai ishte atje në presion në kohë. Un isha e impresionuar. Pas shfaqjes zgjodhëm të hanim darkën në ‘Carbone’ që është një nga restorantet e mia të preferuara”.

“Në restorant, West më realizoi disa fotografi, ndërsa njerëzit darkonin”, shtoi ajo. “Pas darkës ka pasur një surprizë për mua. Domethënë, jam ende në shok. Kishte një suitë të tërë hoteli plot me rroba”, tha ajo.

Ajo tha se lidhja e re ishte ‘ëndrra e çdo vajze e realizuar’ dhe ‘ndihej sikur po shijonte një moment të vërtetë Hirusheje’.

“Nuk e di se si e bëri atë, apo si i arriti të gjitha atje me kohë. Por isha aq e befasuar. Si, kush i bën gjëra të tilla në një takim të dytë? Ose në ndonjë takim flirti”, tha aktorja.

Fox e mbylli intervistën duke thënë: “Gjithçka me ne ka qenë kaq organike. Nuk e di se ku shkojnë gjërat, por nëse ky është ndonjë tregues i së ardhmes, unë e dua udhëtimin”.

Kanye aktualisht është duke përfunduar incizimin e albumit “Donda 2” dhe një klip në shkretëtirën në Kaliforninë Jugore.

Mbrëmë reperi publikoi këngën e tij të re me Game, Eazy, e cila ishte e disponueshme vetëm për 24 orë në Spotify.

Kënga e re ka qenë shumë e diskutuar, pasi ai i ka bërë ‘diss’ të dashurit më të ri të ish-gruas së tij KIm Kardashian, Pete Davidson.

Burimet pranë reperit kanë zbuluar gjithashtu se Kanye ka bashkëpunime në albumin e tij të re me emra si: Pusha T dhe DJ Premiere. /Telegrafi/

Lajmet e fundit