Sunday, June 26, 2022

Kancelari austriak pritet me nderime të larta shtetërore në Prishtinë


Me nderime të larta shtetërore është pritur në Prishtinë, kancelari i Austrisë, Karl Nehammar.

Kancelari austriak është shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në ceremoninë shtetërore kanë qenë edhe disa ministra.

Pas takimit, Kurti dhe Nehammer pritet të mbajnë një konferencë për media.

Gjithashtu, kancelari austriak do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Lajmet e fundit