Saturday, January 22, 2022

Jennifer Lopez duket në formë të mirë dhe plot stil, teksa bën blerjet për festat e fundviti


Jennifer Lopez ishte në emocionet e blerjeve për festa ndërsa ishte në Los Angeles të premten (17 dhjetor)

52-vjeçarja pë dalje e saj veshi një pulovër festive dhe xhinse blu të grisura, në mënyrë që të ndihej rehat teksa vizitonte dyqanet për dhuratat perfekte për më të dashurit e saj.

Lopez zgjodhi një dukje të thjeshtë me një palë atlete të bardha. Ajo i shtoi vathë diamanti pamjes së saj dhe një pale syze dielli.

Foto: Backgrid

Këngëtarja vendosi gjithashtu një maskë shumëngjyrëshe për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19.

Ylli i hitit  “Jenny From The Block” dukej se kishte shumë për të blerë një javë para Krishtlindjeve, pasi thuhet se kaloi tre orë duke bërë pazar në dyqanin Christian Dior në Beverly Hills me vajzën e saj 13-vjeçare, Emme.

Foto: Backgrid

Aktorja dhe këngëtarja u sigurua që të dilte në të gjitha dyqanet kryesore, përfshirë Christian Dior dhe Valentino, shkruan DailyMail.

Këngëtarja padyshim që ka shumë njerëz në jetën e saj për të blerë. Në fillim të kësaj jave ajo u pa në Beverly Hills duke bërë blerje tjera në dyqane që përfshinin Louis Vuitton dhe Tom Ford.

Foto: Backgrid

Përveç dy fëmijëve të saj me Marc Anthony, Emme dhe Maximilian, Lopez tani ka edhe familjen e të dashurit të saj Ben Affleck për të marrë në konsideratë edhe për dhuratat e festive të fundvitit.

Fituese e çmimit “Grammy” rindez këtë vit romancën e saj me Affleck, 49 vjeç, pas gati 17 vitesh ndarje.

Foto: Backgrid

Aktori ka vajzat Violet dhe Seraphina dhe djalin Samuel me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, me të cilën ai ishte i martuar për 10 vjet përpara ndarjes së tyre në 2015.

Në fillim të kësaj jave, një burim i tha ET se çifti “po planifikon t’i kalojë Krishtlindjet së bashku dhe duan ta bëjnë atë sa më të veçantë për fëmijët e tyre”.

Foto: Backgrid

Ndërkohë Lopez thuhet se është ‘e emocionuar’ sepse i ka dashur gjithmonë Krishtlindjet dhe mezi pret t’i kalojë ato me Affleck. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Lajmet e fundit
MARKETING I PAGUAR POLITIK